Sot kanë rifilluar punimet pranë urës kryesorë në lumin Ibër, pas heqjes së asfaltit të vjetër në rrugën Kollashinska para një muaji, për të vazhduar me asfaltimin e rrethrrotullimit, shkruan radiokontaktplus.
Aktualisht po asfaltohet pjesa rrethore, e cila pritet të përfundojë deri në fund të ditës, ndërsa më pas pritet të rregullohet edhe pjesa tjetër e asaj rruge.
Ura kryesore e Ibrit edhe më tutje mbetet e hapur vetëm për këmbësorë.
Ju kujtojmë se javën e kaluar shefja e zyrës se BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka deklaruar se nuk mund të specifikojë datën e saktë të përfundimit të punimeve në urën kryesore në Mitrovicë dhe se kjo varet nga çështjet teknike dhe kushtet atmosferike.
Rivitalizimi i urës së Ibrit është pjesë e marrëveshjes ndërmjet delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...