Janë duke vazhduar punimet në qytetin e Malishevës.
Ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” me tërë infrastrukturën përcjellëse të saj, është duke vazhduar sipas dimanikës së paraparë për realizimin e projektit, njëkohësisht është duke vazhduar edhe lirimi hapësirës publike përgjatë kësaj rruge.
Punimet në këtë rrugë, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse të urbanizmit dhe të inspektoratit, Avdi Morina dhe Hafir Rexha, si dhe zyrtarët përgjegjës për realizimin e këtij projekti.
Krasniqi tha se është i kënaqur me ecurinë e punimeve, dhe beson se projekti do të përfundojë sipas planifikimit.
“Kam parë nga afër punimet në rrugën “Ibrahim Mazreku” dhe jam njoftuar nga përgjegjësit për ecurinë e punimeve të deritanishme. Mund të them se jemi të kënaqur me ecurinë e punimeve dhe realizimin e projektit dhe besojmë shumë se i tërë projekti do të përfundoj sipas planifikimit. Ju jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë të gjithë qytetarët, të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë duke bashkëpunuar në realizimin e tij”, u shpreh ai./arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C