Në Kosovë për dy ditë radhazi është duke u mbajtur Testi i Maturës Shtetërore 2019. Edhe këtë vit ka vazhduar avazi i njëjtë i publikimit të testeve nëpër rrjetet sociale, pavarësisht masave të rrepta të vendosur nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Maturantët kosovarë as këtë vit nuk i kanë përfillur rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) për mbarëvajtjen e Testit të Maturës Shtetërore 2019.
Edhe këtë vit ata kanë gjetur mënyra për t’i publikuar testet nëpër rrjetet sociale, duke kërkuar kështu ndihmë për përgjigjet e testit ose duke i ndarë ato përgjigje me të tjerët.
E si shkak i kësaj vetëm në regjionin e Prishtinës 54 nxënës e kanë humbur të drejtën e testimit, ndërsa kanë qenë edhe disa administratorë të cilët kanë pësuar, duke u hapur kështu hetime ndaj tyre.
Pas testimit të nxënësve në regjionin e Prishtinës, të Ferizajt e të Gjilanit, sot do të testohen maturantët e regjionit të Prizrenit e të Gjakovës, ndërsa nesër në ditën e fundit testit do t’i nënshtrohen nxënësit e Pejës e të Mitrovicës.
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...