Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së premtes.
Bashkatdhetarët të cilët po shfrytëzojnë këto pika kufitare për dalje nga Kosova janë duke pritur deri në tri orë.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në ora 08:21 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të Merdares arrijnë 2500 metra, kurse tek Dheu i Bardhë 200-250.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta./arbresh.info/

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot