Dhjetëra persona janë mobilizuar për t’i rënë në gjurmë 59-vjeçares, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ka disa ditë që ka dalë nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Kërkimet po vazhdojnë edhe sot.
Stafi i “Marakli t’kerreve” dhe një grup të rinjsh nga Prishtina kanë marrë një iniciativë për gjetjen e të zhdukurës, Remzije Mustafa.
Kujtojmë që Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për Remzije Mustafën, e raportuar e zhdukur që nga 7 nëntori i këtij viti.
Që nga dita e raportimit për të zhdukur, deri më tani, njësitet policore të hetimeve kanë marrë një varg veprimesh të cilat ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e personit në fjalë, e lindur më 1960-të./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...