Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Avdyli ka thënë se shikueshmëria e televizionit publik është përtokë, duke shtuar se në këtë televizion përveç futbollit nuk shikohet asgjë tjetër.
“Çdo qytetar kur e lëshon RTK-në…shikueshmëria është përtokë, përveç futbollit që e kqyrim në RTK. E dimë që RTK-ja ka qenë vatër për punësimin e balldëzkave, vajzave të tezës e personave që janë të lidhur me politikën”, tha Avdyli.
Ai shtoi se ndihet krenar që mori pjesë në këtë votim.
“Edhe ky është një veprim që ndihem krenar që jam pjesë e pozitës. Do të jemi maksimalisht të kujdesshëm të kemi njerëz profesionistë”, shtoi Avdyli.
Kuvendi i Kosovës ka votuar sot pro shkarkimit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca