Njohësi i çështjeve evropiane, Besnik Vasolli, ka thënë se Kosova është dashur që sot t’i bëjë pritje shtetërore Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Është një mundësi e humbur. Borrell është dashur t’i bëhet pritje shtetërore, të jetë aty FSK dhe të gjitha institucionet relevante…”, ka thënë Vasolli, njofton Klan Kosova.
“Nuk është në rregull që Haradinaj është thirrur si lider partie. Ai është dashur që ta shfrytëzojë rastin. Nuk mund të vijë në vendin tënd dikush që t’i mos ta presësh. Është dashur të pritet si burrështetas dhe është dashur të pritet si përfaqësues i 28 shteteve te BE-së. Është dashur që të trajtohet në mënyrë të tillë, dhe është dashur t’i tregohet atij se jemi proevropian”.
Vasolli ka thënë se Borrell nuk është më Ministër i Jashtëm i Spanjës dhe me ardhjen e tij në Kosovë ka treguar se e trajton si shtet.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës