Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vemizave, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor.
Madje ai ka thënë se qëndron prapa deklarimeve të bërë për vitin 2018.
“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt 2021 rezultuan në formimin e një qeverie të re që gëzon një shumicë të qartë parlamentare. Ekziston një mundësi për të bërë përparim në çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Komisioni qëndron në vlerësimin e tij të korrikut 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave”.
Ai foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku tha se dy shtetet duhet të angazhohen në dialog për të ardhmen e tyre evropiane dhe për stabilitetin e rajonit.
“Dialogu i lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet qendror për të ardhmen e tyre evropiane dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt objektivit të përfundimit të një marrëveshjeje të normalizimit gjithëpërfshirës të detyrueshëm ligjërisht. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin duhet të shmangen” deklaroi Varhelyi./arbresh.info/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...