Sot, Valon Prebreza ka marrë zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës, duke u betuar para Kuvendit Komunal.
Prebreza ka theksuar se detyra e tij zyrtare e obligon të shërbejë secilit qytetar pa dallim.
Ai ka premtuar punë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim, duke qëndruar pranë të gjithë qytetarëve.
“Të dashur qytetarë të Fushë-Kosovës, Sot u betova para Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, për të marrë zyrtarisht mandatin e Kryetarit të Komunës.
Detyra zyrtare, më obligon që t’i shërbejë secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve. Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë”, tha ai./Arbresh.info
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...