Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka quajtur si humbje për Kosovën përleshjen në studion televizive mes dy deputetëve, Milaim Zeka e Frashër Krasniqi.
Sipas Muratit, gjuha rrugaqërore në jetën tonë publike tashmë është bërë e zakonshme.
“Ka kohë që gjuha rrugaçërore është bërë e zakonshme në jetën tonë publike. Kohët e fundit dhuna sporadike po bëhet përcjellëse e kësaj gjuhe. Me këtë trend shumë lehtë dhuna në politikë mund të shndërrohet në karakteristikë themelore të saj. Një gjë e di, në këtë dhunë dikush mund të fitojë e dikush të humb, dikush edhe mund të duartrokasë “fituesin”, por humbësit e vërtetë do të jemi të gjithë ne, do të jetë Kosova. Andaj sa më shpejtë që të mobilizohemi dhe ta heqim këtë kastë politike nga skena aq më shpejtë fituesi do jenë qytetarët dhe Kosova” shkruan Murati në Facebook
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës