28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi pas përmbylljes sa afatit për aplikim të subjekteve politike dhe dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021….Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejtë: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë”, ka njoftuar ai.
Elezi veç tjerash ka theksuar se deri të hënën do të dërgohen listat në gjashtë institucione të tjera për verifikimin e këtyre kandidatëve. Ndërsa, më 1 shkurt do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...