Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në mes të pesë institucioneve, raporton arbresh.info.
I organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të memorandumit në mes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Valdete Daka nga KQZ tha se ky memorandum ishte i nevojshëm për procesin zgjedhor.
“Jam e nderuar që sot në emër të komisionit do të nënshkruaj këtë memorandum bashkëpunimi që të flasim të gjithë një zëri për ti shërbyer qytetaret do ti shërbej rritjes së ndjeshmërisë pikërisht të qytetarit në ditën e zgjedhjes”, tha Daka.
Daka para nënshkrimit të memorandumit e vlerësoj lartë se bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm për zgjedhje demokratike.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional është i nevojshëm për ti shërbyer demokracisë në vend,. Bashkëpunimi ndërinstitucional ka dhënë rezultat në zgjedhjet kaluara”, tha ajo./arbresh.info/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri