Ka filluar takimi i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të jetë rrezik nga rritja e numrit të rasteve pozitive me Covid-19, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje, Krasniqi ka treguar se vetëm sot 526 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së, si dhe në spitalet rajonale në Kosovë.
“Situata paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Nga 1 janari deri më sot numri i pacientëve në klinika COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale sillet rreth 500. Sot më 22 shkurt janë të shtrirë 526 pacientë, prej tyre 370 me oksigjeno terapi, 21 në gjendje me të rëndë, 7 në respiratorë në gjendje më të rëndë dhe 24 ventilim mekanik”, ka treguar ai./arbresh.info./
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë