Komuna e Prishtinës është e gatshme për vaksinim masiv të qytetarëve.
Nënkryetari Muhedin Nushi tha se komuna me pesë ekipe është duke e ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për vaksinim, duke shtuar se janë të përgatitur që t’i shpërndajnë në pesë qendra të mjekësisë familjare edhe 18 ekipe të tjera.
“Ne jemi të gatshëm për vaksinimi dhe jemi të gatshëm t’i vaksinojmë deri 2000 qytetar gjatë ditës. Ne jemi të përgatitur që t’i shpërndajmë në 5 qendra të mjekësisë familjare për vaksinimi të qytetarëve. 18 ekipe i kemi të përgatitura për vaksinim masiv i cili pritet shumë shpejt të funksionalizohet duke pasur parasysh që veç është nënshkruar marrëveshja për ardhjen e 1.2 milion vaksinave Pfizer prandaj komuna është e gatshme për vaksinim”./EO/
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë