Vaksinimi masiv, MSh pajiset me 1.5 milion shiringa e 10 mijë litra alkoool

08:14 | 9 Qershor 2021 | Ardita Zeka

Më 15 qershor pritet të fillojë zbatimi i Planit të Veprimit për vaksinimin në masë, për çka janë duke u bërë përgatitjet në Prishtinë dhe në të gjitha komunat e Kosovës.

Për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë Ministria e Shëndetësisë ka siguruar materialin shpenzues, dhe sigurimin e mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19.

Ministria ka siguruar 1.5 milion shiringa deri në fund të vitit në vlerë afro 140.000€.

10000 litra alkool, 70% për qendrat e vaksinimit, në vlerë prej 39,000.00€.

E, material shpenzues për nevojat e ekipeve në vlerë prej, 219,261.80€.

Shuma totale që ka shpenzuara Ministria e Shëndetësisë është 1,324,425.90€. Një pjesë e aktiviteteve të këtij plani është financuar edhe nga, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF me shume prej 322,420€./A.Zeka/arbresh.info/

Më poshtë mund të shihni shpenzimet e MSH-së dhe planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19:

 

Lajmet më të lexuara