Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.
Përmes një njoftimi për media, MSH-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.
“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
E premte, 14 maj: (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF
E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF./arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës