Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e ndjerë.
Në ditën që Kadare do të mbushte 89 vjeç, Besiana shkruan që është hera e parë që babai i saj ka ditëlindjen dhe nuk është më i kësaj bote.
“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote…”, shkruan ajo krahas fotos që e ka shoqëruar me simbolikën e zemrës dhe të lutjes.
Ndryshe nga përvjetorët e tjerë 28 janari i këtij viti ishte i pari pa Kadarenë , i cili u nda nga jeta korrikun e vitit të shkuar.
Mungoi prania fizike, por vepra e tij ndihet më gjallë se kurrë. Kadare frymon mes rreshtave që nxori nga pena e tij dhe jeton në mendjet e lexuesve ndër breza.
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...