Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për aderimin e vajzës së Fadil Kodrës, Teuta Kodra në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Gjeneral Fadil Kodra, krahu i djathtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ndër luftetarët e parë të UÇK-së, e shumë më herët veprimtar i çështjes kombëtare, pjesëtar i një familje emblematike që i dha Kosovës dy heronj, sot e gëzon mirënjohjen dhe respektin e secilit prej nesh”, njoftoi Haradinaj.
“Jam i gëzuar t’ju njoftoj se Listës së AAK-së për zgjedhjet parlamentare, sot i bashkohet edhe vajza e kësaj familjeje emblematike, Teuta Kodra. Ajo bëhet pjesë e Listë s sonë PËR NJË KOSOVË FITUESE, dhe bashkë me neve për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve, edhe të heronjve të familjes Kodra”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...