Policia e Shtetit ka njoftuar se ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga prindërit e saj gjatë pushimeve në plazhin e Shëngjinit.
Sipas njoftimit për media, vajza 9-vjeçare është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu është dorëzuar prindërve të saj.
“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, thuhet në njoftim.
Prindërit kanë falënderuar Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, ndërsa Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët gjatë qëndrimit në zona të mbipopulluara si plazhet./Arbresh.info
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...