Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës së tij 21 vjeçare në qytetin e Gjilanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është vendosur në strehimore ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 01.06.2022 – 23:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, më pas e njëjta është dërguar dhe është vendosur në strehimore. Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...