KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot kontingjenti i ushtarëve italianë që i përkasin Regjimentit 183 Ajror Nembo, u mblodhën në kampin “Villaggio Italia” në Bellopojë në përkujtim të Ditës së Regjimentit të Nembos.
Në një postim në Facebook, KFOR bën të ditur se Dita e Regjimentit të Nembos është një ngjarje e rëndësishme që përkujton 80-vjetorin e veprimeve heroike në Case Grizzano gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shënuar një moment të rëndësishëm në luftën kundër nazi-fashizmit.
“Kjo ngjarje nxjerr në pah trimërinë dhe përkushtimin e parashutistëve, veçanërisht të Divizionit 183 Nembo, dhe thekson rëndësinë e flamurit të tyre të luftës si një simbol nderi dhe sakrifice”.
“Koloneli Francesco Errico, komandanti i Nembos 183 dhe RC-W, përkujtoi trimërinë dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Italisë, një trashëgimi e përcjellë me krenari nga parashutistët Nembo”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...