Ushtarët hungarezë nga Batalioni i Rezervë Taktik i KFOR-it kryen stërvitje për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.
KFOR-i njofton se një fazë aktiviteti u zhvillua në koordinim të ngushtë me Detashmentin e Mbështetjes së Lëvizshmërisë.
“Pika vendimtare e stërvitjes ishte menaxhimi i mjeteve ndezëse. Trajnimi synon të përgatiten për t’u përballur me kërcënimin e zjarrit me vetëdije dhe sukses, duke mbajtur vetëkontroll dhe aftësi të plotë”, thuhet në njoftim.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...