Ushtarë të këmbësorisë gjermane, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë për Asgjësimin e Mjeteve të Rrezikshme (EOD) nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan trajnim për zbarkim me helikopter në jug të Kosovës.
KFOR njofton se helikopterë UH-60 Black Hawk dislokuan trupa në mbështetje të një patrullimi të pavarur.
Trajnimi përmirësoi aftësinë për lëvizje të shpejtë ajrore, procedurat e zbritjes dhe bashkërendimin ndërmjet këmbësorisë, aviacionit dhe ekipeve EOD, duke rritur ndëroveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet kontingjenteve gjermane dhe amerikane.
“Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, KFOR-i vazhdon të ruajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave të tij shumëkombëshe, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...