Pjesëtarët e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të Agim Ramadanit, nesër, do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij
Në një njoftim për media nga ish-veteranët e Brigadës që mban emrin e heroit të kombit thuhet se homazhet bëhen në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, duke filluar në orën 11:00.
Agim Ramadani ka rënë më 11 prill të vitit 1999 në Betejën e Koshares atje edhe ku prehet trupi i tij bashkë me qindra dëshmorë të Koshares.
Brigada 138 e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës pas rënies është emërtuar me emrin e komandantit Agim Ramadani.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin