Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni tha se mungesa e ushqimit për ushtrinë është shqetësim thelbësor që prekë jo vetëm sigurinë kombëtare të vendit tonë, por edhe shëndetin dhe mirëqenien e ushtarakëve.
Ai tha se është detyrë parësore e Ministrisë së Mbrojtjes të sigurojë mirëqenien për ushtarët dhe të tregojë kujdes e përkushtim të lartë për të siguruar kushtet të përshtatshme për operimin e mbarëvajtjen e të gjitha proceseve.
Sipas tij, është thelbësore që Ministria e Mbrojtjes të sigurojë që proceset e prokurimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës të jenë në përputhje me parimet e standardet me të larta.
“Prandaj nga përvojat e vendeve anëtare të NATO-s, ku Kosova synon anëtarësimin është e papranueshme që një procedurë kaq e rëndësishme si ajo e ushqimit të shpërfaqë shkeljet elementare ku procedura të tilla fillimisht klasifikohen sekrete e pastaj si procedurë ekstreme emergjente në kundërshtim të plotë me legjislacionin e praktikat e mira të ministrive të mbrojtjes së shteteve demokratike”, u shpreh ai.
Deputeti i LDK-së theksoi që nëse shtetet e fuqishme ushtarake si SHBA e Mbretëria e Bashkuar, por edhe vendet fqinje mund të ndjekin procese të hapura, atëherë cilat mund të jenë motivet e arsyet që Kosova të veprojë ndryshe.
“Përtej aspekteve të transparencës e konkurrencës, NATO-ja ka vendosur standarde të qarta dhe të rrepta për ushqimin e forcave të saj të cilat synojnë tua ofrojnë ushtarëve ushqim të shëndetshëm e përshtatshme të sigurt për nevojat e operacione. Standardi NATO-s për siguri ushqimore përshkruan qartë se çfarë duhet të përmbajë një racion për të siguruar që çdo ushtarë të merr kaloritë, proteinat karbohidratet dhe yndyrat e nevojshme për të përballuar kushtet gjatë operacioneve apo ushtrimeve fushore, por edhe në beteja”, shtoi Quni.
Ai tha se kjo qasje jo vetëm që rrezikon shëndetin e ushtarëve tanë , por përfshinë pasoja strategjike lidhur me aftësinë tonë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...