Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë për këtë vit.
Ministri Mustafa, duke vlerësuar lartë mbështetjen e USAID-it për bujqësi, ka theksuar se partneritetin më mbështetësitë ndërkombëtarë, siç është edhe USAID-i, do ta thellojnë edhe më shumë me projekte konkrete, që për qëllim do të kenë avancimin e përgjithshëm të bujqësisë e bashkë me këtë edhe avancimin e aftësive të fermerëve për të qenë edhe më konkurrues në treg.
Ai ka ritheksuar se transparenca dhe efikasiteti në punë do të jenë prioritet në mandatin e tij qeverisës në këtë ministri.
Nga ana e saj, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno, duke e uruar ministrin për detyrën e re, shprehu falënderim për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej në avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Me këtë rast, drejtoresha Magno e njoftoi ministrin edhe me projektet e përbashkëta të USAID-it dhe MBPZHR-së, të cilat sipas saj do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...