Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 15 tetor, ku do të zhvillojë takime zyrtare me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Lajmi është konfirmuar përmes agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian.
Po të njëjtën ditë, Von der Leyen do të udhëtojë edhe për në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Duro Macut.
Vizita e saj në rajon përfshin gjithashtu edhe Maqedoninë e Veriut, ku është paraparë të zhvillojë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot