Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po përgatitet për një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, javën e ardhshme, ku do të vizitojë gjashtë vende.
Të mërkurën ajo do të ndalet në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në përurimin e kampusit të Kolegjit të Evropës.
Të enjten do të takohet me presidentin Bajram Begaj, dhe më pas do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në zonat e përmbytura në Bosnjë-Hercegovinë.
Të premten, ajo do të udhëtojë në Serbi për të vazhduar takimet politike dhe institucionale, ndërsa do të përmbyllë turin të shtunën duke vizituar Kosovën dhe Malin e Zi./atsh
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së