Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me gastronomët e kryeqytetit.
Në këtë takim ata kanë biseduar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e këtij sektori që, sipas tij, është një prej shtyllave kryesore të ekonomisë dhe identitetit të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
“Gastronomia është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe identitetit të kryeqytetit! Në takim me gastronomët e Prishtinës, folëm për mundësitë e bashkëpunimit me ata që i japin shpirt qytetit tonë. Kushdo që e viziton Prishtinën mahnitet nga atmosfera dhe gjallëria që krijon ky sektor. Është koha për një Prishtinë që i trajton gastronomët si partnerë dhe pjesë thelbësore të përjetimeve në kryeqytet,” ka shkruar Ismaili./Arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...