Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot zgjidhjet e tij për lagjen Ulpiana, si pjesë e platformës së përgjithshëm për një kryeqytet funksional dhe lagje të jetueshme.
Në fjalën e tij, Ismaili tha se Ulpiana është një nga hapësirat më emblematike të Prishtinës, e njohur për trashëgiminë dhe identitetin e saj urban, por që për shkak të mungesës së ndërhyrjeve konsistente nga komuna, sot përballet me infrastrukturë të amortizuar.
“Fryma e ndryshimit po troket në çdo lagje të Prishtinës. Për dallim nga të tjerët që premtojnë projekte utopike që marrin 8-10 vite, unë po garoj me zgjidhje të prekshme për problemet reale, që burojnë nga ju dhe ju shërbejnë juve. Qytetarët e Prishtinës kanë nevojë që fillimisht t’iu sigurohen kushtet bazike për një jetë të dinjitetshme, e jo premtime boshe që nuk realizohen asnjëherë” u tha Ismaili të pranishmëve.
Projektet identifikuese në platformën e Ismailit për lagjen Ulpiana janë:
– Dy parkingje nëntokësore të integruara me hapësirat publike, duke ruajtur identitetin urban të lagjes;
– Fasadimi dhe izolimi i ndërtesave banesore dhe objekteve publike;
– Revitalizimi dhe modernizimi i tregut të Ulpianës;
– Vendosja e ashensorëve dhe përmirësimi i ndriçimit publik;
– Renovimi i shkollës “Hasan Prishtina” dhe dy çerdheve të lagjes;
– Dezinsektimi dhe përmirësimi i higjienës në blloqet banesore.
Ky prezantim i Ismailit në Ulpianë vjen si vijim i takimeve të kësaj jave në lagjet Nazim Gafurri, Tophane, Muhaxherët dhe Kalabria, ku Ismaili ka paraqitur projektet konkrete për secilën prej tyre.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...