Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka prezantuar planin e tij për lagjen Mati, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.
Duke ju drejtuar të pranishmëve, Ismaili tha se Prishtina ndodhet në një udhëkryq vendimtar. “Ju mund të vendosni se a do të shkojmë drejt zhvillimit, apo do të rrijmë në të njëjtin vend, ashtu si 25 vitet e fundit,” theksoi ai.
Ai shtoi se qytetarët e Prishtinës nuk mund të jenë më peng i konflikteve politike dhe akuzave të ndërsjella mes kandidatëve.
“Konfliktet politike dhe fajësimet duhet të marrin fund, sepse në këtë mes të vetmit që po e pësojnë janë qytetarët e Prishtinës. Përderisa të tjerët merren me inate politike, qytetarët nuk i kanë kushtet bazike për jetë dinjitoze në kryeqytet.” tha ai.
Ismaili theksoi se ka ardhur koha për një Prishtinë që kujdeset për qytetarët e saj, ku asnjë individ, asnjë lagje e asnjë fshat nuk mbetet anash.
Duke folur për Matin, ai tha se kjo lagje është fytyra e re e Prishtinës, mirëpo ndërtimet e pakontrolluara viteve të fundit nuk janë përcjellur me infrastrukturën sociale dhe publike që nevojitet. “Kjo nuk do të vazhdojë më. Mati dhe qytetarët e saj duhet, dhe do të marrin trajtimin që meritojnë,” u shpreh ai.
Projektet konkrete të Ismailit për Matin përfshijnë:
Çerdhe e re për fëmijët e lagjes;
Ndërtimi i shkollës së re;
Qendër komunitare multifunksionale;
Rrugë të sigurta me ndriçim publik;
Lagje e pastër 24/7;
Lirim i hapësirave publike për trotuare dhe ecje të lirshme;
Riorganizim i rrugëve për zhbllokim të trafikut;
Krijimi i korridoreve funksionale me lagjet përreth./Arbresh.info
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg