Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar një nga pesë zgjidhjet e tij për kryeqytetin, e cila fokusohet në kthimin e hapësirave të betonizuara në hapësira të gjelbra e të përshtatshme për përdorim nga komuniteti.
Në kuadër të kësaj mase të cilën ai e ka quajtur “Nga betoni në komunitet”, Ismaili ka paralajmëruar ndalimin e të gjitha lejeve të reja të ndërtimit për gjashtë muaj, deri në krijimin e një vizioni të ri urban për Prishtinën. Po ashtu, Ismaili ka premtuar mbjelljen e 100 mijë drunjve të rinj dhe garantimin që çdo shtëpi në qytet të ketë qasje në një park jo më larg se 300 metra.
Sipas tij, këto masa synojnë të ndalin kaosin e ndërtimor dhe të kthejnë hapësirat publike në vende të gjelbra funksionale për të gjithë qytetarët, në të gjitha lagjet e Prishtinës./Arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...