Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme që ka marrë gjatë fushatës nga kundërkandidatët dhe drejtuesit e partive të tyre.
Ai theksoi se ka zgjedhur të ruajë pozitivitetin dhe të fokusohet vetëm në projekte konkrete për qytetin.
“Gjatë kësaj fushate, kam zgjedhur ta ruaj pozitivitetin dhe të mos përgjigjem ndaj sulmeve të ulëta dhe ofendimeve që mu kanë drejtuar nga çdo anë. Më keni dëgjuar duke folur vetëm për projektet në çdo lagje, për gjetjen e gjuhës së përbashkët, e për punët e mëdha që na presin”, tha ai.
Ismaili shtoi se Prishtina funksionale nuk ndërtohet me përçarje e frikë, por me bashkëpunim, mirësjellje dhe dashuri për qytetin.
Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshim dhe për ta mbyllur kapitullin e përçarjeve politike në kryeqytet.
“Është momenti ta fillojmë një kohë të re në Prishtinë, të shpresës, zhvillimit dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët”, u shpreh ai.
Videoja e plotë:
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit