Ish-ministri i Shëndetësisë, dhe deputeti aktual i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar deputetët e të cilët Agon Musliut po i drejtohen si viktimë dhe jo në emër.
Gjatë seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Ismaili tha se se Agon Musliu, i cili javë më parë vdiq në duar të shtetit, deri sa po mbahej në karantinë në qendrën e studentëve, ka një emër dhe mbiemër dhe nuk mund të thirrët viktimë.
“Nuk jemi dukke bë një luftë politike, jemi duke e bë një luftë për drejtësi që na takon gjithë neve. Emrin e ka Agon Musliu, mos thuani viktimë, viktimë, …. Përmendjani emrin, nuk është statistikë”, u shpreh Ismaili.
Ismaili, tha se njëjtë qysh është përdorur emri i aktivistit të Vetëvendosjes që humbi jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari, duhet të përdoret edhe emri i Agonit, dhe jo vetëm fjala viktimë.
“Nuk mund të vini këtu e të thoni viktima, e kurrkush nuk ja përmend emrin. Pra përmendjani emrin kurdo që ndodh, kushdo që është, qysh ja keni përmend Astritit, qysh duhet me ja përmend nesër dikujt tjetër. Mos u fshihni prapa agjendave politike veç kur ju duhen”, tha Ismaili
Ismaili, foli edhe për testet të cilat kanë ardhur nga Serbia.
“Kanë ardhur në gepek e jo në bagazh, sepse s’kanë ardhur nga Shqipëria, por nga Serbia.Kanë hyrë brenda me njerëz të Gjuriqit, nuk i ka prit asnjë institucion i Kosovës. I kan cu në Institut në kontrabandë dhe nuk i ka përdor instituti”, u shpreh ai./arbresh.info
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...