Nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, përmes një njoftimi të nisur për media iu janë përgjigjur kërkesave të studentëve për mbajtjen e provimeve në afatin e prillit.
Sipas këtij njoftimi, një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë.
Nga UP-ja kanë bërë të ditur se janë duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
Është bërë e ditur gjithashtu se dekanët e njësive akademike janë obliguar që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...