Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zyrtari Përgjegjës për UNMIK, Milbert Dongjoon Shin, ka përshëndetur sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara atmosferën paqësore dhe gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve lokale të fundit në Kosovë.
“Qeveritë komunale janë hallka më e afërt me komunitetet. Funksionimi i duhur i tyre ndihmon në transformimin e zërave në veprime, që formësojnë jetën e tyre të përditshme,” tha Shin gjatë raportimit të tij për situatën në vend.
Ai lavdëroi gjithashtu pjesëmarrjen e rritur të grave në zgjedhjet komunale, duke theksuar se vetëm një nga 38 komunat e Kosovës do të udhëhiqet nga një grua, dhe bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe gjithëpërfshirjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të planifikuara për nëntor.
Shin përgëzoi edhe takimet e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ndërsa përsëriti shqetësimet për mbylljen e strukturave që ndikojnë në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe kulturore. Ai theksoi rëndësinë që autoritetet në Prishtinë të angazhohen me të gjitha komunitetet përpara se të marrin vendime që ndikojnë në jetën e përditshme.
Në raport, Shin u ndal edhe te raportimet për arrestime nga policia lidhur me simbolet kulturore, kombëtare dhe fetare, si dhe shqetësimet për sigurinë dhe pavarësinë e mediave. “Hapësira dinamike sociale e Kosovës mbetet një nga pikat e saj më të forta, por presionet ndaj shoqërisë civile kërkojnë më shumë vëmendje,” tha ai.
Shin përmendi edhe punën e UNMIK-ut, duke përfshirë programin e lidershipit për 60 përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile, edicionin e 7-të të Asamblesë Rinore të Kombeve të Bashkuara në qershor me mbi 130 liderë nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor, si dhe Qendrën Barabar të UNMIK-ut, që ka organizuar mbi 220 ngjarje multietnike me më shumë se 17,000 pjesëmarrës.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...