Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv dhe rektori i UP-së, Arben Hajrullahu gjatë takimit të tyre u dakorduan që bashkëpunimet universitare mund të forcojnë urat e miqësisë mes dy popujve e shteteve.
Rektori Hajrullahu i ka treguar mysafires së tij se Universiteti i Prishtinës është i interesuar të bashkëpunojë me universitete izraelite në fushat e bujqësisë, teknologjisë informative dhe menaxhimit të ujërave.
Ambasadorja Ziv ka thënë se Izraeli është shteti numër një në botë për menaxhim ujërash, ndërsa sugjeroi për këtë qëllim dhe për teknologji informative, UP të bashkëpunojë me Institutin e Teknologjisë së Izraelit – Thecnion.
Ambasadorja përmendi se Universiteti Hebraik në Jerusalem ka një program shumë të mirë për bujqësi. Për këtë fushë e lavdëroi edhe Institutin qeveritar të Hulumtimeve Volcani.
Një student nga Kosova tashmë është duke studiuar në nivelin master në Universitetin e Haifas në Izrael, ndërsa sipas ambasadores pritet t’i nisin studimet edhe dy studentë të tjerë nga Kosova.
Në takim me ambasadoren e Izraelit Tammy Ziv morën pjesë edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik Rozafa Basha, dekani i Fakultetit të Edukimit Blerim Saqipi dhe drejtori i Zyrës për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara, Fitim Seferi./rtk
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...