Uniforma me të cilën do të identifikohen u përzgjodh, por ajo nuk do të jetë e lirë për t’u blerë.
Me shumë se një pension i plotë do t’u duhet veteranëve të UÇK-së për ta bërë te veten kostumin e nderit, i cili kushton plot 350€.
Kërkesë e veteranëve është që këto rroba, të cilat i dizajoni e filloi t’i prodhojë Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, t’i sigurojë shteti.
Komandanti thotë që sasia po ia imponon edhe çmimin, ndonëse ankesën e bashkëluftëtarëve e arsyeton pasi e di që më shumë se 37 mijë veteranë janë pa punë.
Në çmim ndikon goxha edhe fakti se uniforma prodhohet në Turqi.
”Shkupi” ftoi të gjithë që mund të asistojnë të mobilizohen në blerjen e këtyre rrobave për krejt veteranët, të cilat, sipas tij, mund t’i veshin vetëm ish luftëtarët, ani se të gjithë tjerët kanë drejtë t’i blejnë. Për këtë është në hartim një draft-rregullore.
Rregullorja duhet të miratohet në Organizatën e Veteranëve, që paraprakisht aprovoi uniformën.
Shitja e kësaj uniforme, për të cilën komandant “Shkupi” thotë se punoi 3 vjet, nisi 3 muaj më parë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...