Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t’i dorëzojë nesër Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440 mijë dollarësh.
Në ceremoninë, e cila mbahet në selinë e Policisë së Kosovës duke filluar nga ora 14:00, do të dorëzohen skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t’i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe për të përmirësuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW).
Dorëzimi i pajisjeve është pjesë e Programit të UNDP-së për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i financuar nga qeveritë e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë, si dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve marrin pjesë Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Samedin Mehmeti, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe Zyra e BE-së në Kosovë./arbresh.info/
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...