Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP) dhe komuna e Vitisë do të organizojnë një ceremoni nënshkrimi të granteve me sipërmarrës të ndërmarrjeve të vogla sot në sallën e kuvendit komunal në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Vitisë.
Grantet ndahen nga projekti i UNDP-së Interdev 2, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA), përmes Fondit për Zhvillim Lokal i cili siguron grante financiare konkurruese për fermerë të vegjël, shoqata dhe biznese të vogla për të përmirësuar mjedisin e tyre të punës dhe produktivitetin, krijuar vende të punës dhe rritje të të ardhurave.
Të pranishëm në ngjarje do të jenë Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, këshilltari dhe shefi i Zyrës së Vendit/Zyrës për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, Gunther Zimmer; shefi i administratës/këshilltar për sektorin privat, Arsim Aziri dhe menaxherja e projektit të UNDP-së Interdev 2 Vlora Elshani.
Me këtë rast mbyllet raundi i finacimit për këtë vit përmes Fondit për Zhvillim Lokal për prodhuesit dhe fermerët e vegjël nga Vitia, Dragashi dhe Shtërpca.
Projekti Interdev 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave që rrezikohen të anashkalohen, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...