Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, zëvendësshefin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura Kombëtare të Letonisë, gjeneralmajor Georgs Kerlins.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit, dy gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.
Po ashtu, Ulutash vlerësoi kontributin e Letonisë në KFOR dhe stabilitetin rajonal, duke i shprehur mirënjohje Gjeneral Kerlins për profesionalizmin dhe përkushtimin që kontingjenti leton ka demonstruar vazhdimisht.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...