Analizat laboratorike të realizuara gjatë tre ditëve të fundit në Laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) tregojnë se uji nga Liqeni i Badocit, në zonën e furnizimit PR03, është i sigurt për pije.
Sipas rezultateve, vlerat e turbullirës dhe të gjithë parametrave të tjerë, si bakteriologjikë ashtu edhe fiziko-kimik, janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.
IKShPK ka njoftuar se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët.
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari
QSUT falënderon publikisht ish-Presidentin Moisiu: Mirënjohj...
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...