Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.
Siaps tij, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, në këtë takim, Abdixhiku tha se u informua për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
“I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë.”, theksoi ai.
“LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.”, tha ai./Arbresh.info
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...