Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku dhënë sqarime rreth lajmit për shpërthimin e gypit për shkak të ngricave në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.
Sipas saj aty kanë manipuluar disa qytetar të pa ndërgjegjshëm me njërin nga valvulat e ujit të pijshëm dhe kanë dëmtuar një gyp.
“Ditën e sotme e kemi parë një shkrim që ka qenë Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë për shkak të pëlcitjes së një gypi që ka ndodhur ditën e djeshme për shkak të ngricës. Por kjo nuk qëndron sepse ditën e djeshme ne jemi informuar se disa qytetar të pa ndërgjegjshëm kanë manipuluar me valvulat e betonizuara të ujit të pijshëm dhe e kanë dëmtuar gypin me diametër 80 mm, gyp i vjetër i asbestit. Me këtë rast banorët e rrugës “Edmond Hoxha” kanë kontaktuar në ujësjellës dhe ne menjëherë kemi dal në vendin e ngjarjes dhe e kemi sanuar demin që është shkaktuar nga qytetarët e pa e pandërgjegjshëm,” ka thënë Mjeku.
Mjeku gjithashtu ka apeluar te të gjithë qytetarët që të mos manipulojnë me valvulat pasi që mund të shkaktojnë çrregullime në furnizimin me ujë./arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit