Sarah është një australiane 27-vjeçare, drejtimi i vetëm i së cilës është udhëtimi nëpër botë!
Stili i saj i udhëtimit është të takohet me miq 3-ditorë, të qëndrojë në kafe duke planifikuar ose lexuar, të del natën të vallëzojë ose të këndojë karaoke, etj., transmeton Telegrafi. Por, edhe eksplorimi i një qyteti, fjetja në autobus gjatë natës dhe shijimi i çdo udhëtimi janë po ashtu stili i saj.
Ajo ka qëndruar 10 ditë në Kosovë dhe, sipas saj, këto nuk kanë mjaftuar për të!
Statuja e Bill Clintonit me duart e tij të mëdha kanë qenë arsyeja se përse ka vendosur të vijë në Kosovë.
Pas kësaj, edhe historitë se turistët dashurohen me vendin dhe njerëzit kanë ndikuar që Sarah ta vizitojë Kosovën – madje e pranon se kjo ka ndodhur, pra është dashuruar në vendin dhe njerëzit këtu.
“Kur udhëtoj përpiqem t’i mbaj pritshmëritë e ulëta, por me Kosovën i kam pasur pritshmëritë e larta nga fillimi dhe nuk kam zhgënjyer fare”, ka shkruar ajo në blogun e saj.
Sipas saj, vendet që ia vlen të vizitohen në Kosovë janë Muzeu Etnologjik, “Bear Sanctuary Prishtina”, katedralja e Nënës Terezë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, monumenti “NEWBORN”, statuja e Bill Clinton-it, etj.
Ndërkaq sa u përket kafeneve dhe restoranteve, ajo u rekomandon turistëve tjerë ta vizitojnë “Green & Protein”, Dit’ e Nat’, Sonder, Lulu’s Coffe & Wine, MIQT, etj. /Telegrafi/


Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë