12:29 / 04.09.2025
Ud. i kryeprokurorit dhe drejtori i ATK-së thellojnë bashkëpunimin
Sh.Ç|RTKlive
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me udhëheqësin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, prokurorin Bahri Hyseni, kanë pritur në takim drejtorin e ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, palët diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në funksion të zbatimit të ligjit dhe luftimit të veprave penale që cenojnë sistemin tatimor të Republikës së Kosovës.
U.d. Kryeprokurori Kelmendi dhe drejtori Hyseni ritheksuan përkushtimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe efikas ndërmjet institucioneve që përfaqësojnë. Ata vlerësuan se mbështetja reciproke ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore është thelbësore për parandalimin dhe luftimin e dukurive të paligjshme që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe interesin publik.
Palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, në mënyrë që të sigurohet një reagim sa më i shpejtë dhe i koordinuar ndaj veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë integritetin e sistemit financiar dhe tatimor në vend.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre