Ka ndërruar jetë në QKUK një person i cili ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në Shtime, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më datën 03.10.2025, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Shtime / 10.10.2025 – 23:25. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k, i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...