Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha e ka paramenduar gjithmonë në ekzekutiv.
Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se Basha e bënë mirë punën e tij në Kuvend, mirëpo sipas tij do të ishte më vlerësuese në ekzekutiv, shkruan Arbresh.info.
“Për Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar në ekzekutiv. Propozimin i LVV-së për kryetar Kuvendi ka qenë Albulena Haxhiun. Meqenëse u bë e pamundur të ecet përpara me Haxhiun, atëherë ne filluam të provojmë emra të tjerë. Nuk është mirë të nxjerrën konkluzione. Në fund, u votua Dimali. E bën shumë mirë punën si kryetar Kuvendi. Nuk kam asnjë vërejtje për punën e tij. Por besoj që vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv. Ajo çfarë besojmë e dëshirojmë dhe ajo që realizohet, shpeshherë nuk përputhen. Duket që po e duan aty”, tha Kurti.
Kujtojmë se në seancën e djeshme për formimin e Qeverisë ‘Kurti 3’, e cila nuk u votua nga shumica parlamentare, kryekuvendari Basha është propozuar nga Kurti në postin e Ministrit të Infrastrukturës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: LDK e NISMA nuk pranuan koalicion me LVV-në, ne zgjedhim zgjedhjet
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...