Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pos të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Në një konferencë për media, Kurti theksoi se kjo s’ka qenë preferencë e partisë së tij, por që ska mënyrë tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, në zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja pse vendi natyrisht, siç e pamë gjatë ditës së djeshme, nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç zgjedhjeve të reja”, deklaroi Kurti.
“Dua të theksoj që unë dhe VV jemi të interesuar dhe angazhohemi të punojmë që ta zhvillojmë shtetin. Prandaj para çdo marrëveshje, ne zgjedhim zgjedhjet kjo është edhe arsyeja pse vendi, siç e pamë dje nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar