Në 17-vjetorin e rënies në mbrojtje të shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve, që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe në shtëpitë dhe pronat e tyre, është përkujtuar dëshmori i kombit Avni Hajredini.
Në pllakën përkujtimore ku është vra nga ushtarët francez të KFOR-it, në veri të lumit Ibër, “Lagjen e Boshnjakëve” dhe tek përmendorja e tij dhe e dëshmorit tjetër Mehdi Hajredini, kanë vu lule të freskëta deh kanë bërë homazhe familjarë të dëshmorit, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, përfaqësues të lagjes dhe qytetarë të tjerë.
Kryetari Bahtiri me këtë rast tha se dëshmori Avni Hajredini është shembulli më i mirë se si mbrohen bashkëkombësit dhe trojet e tyre kur janë në rrezik.
“Atë ditë kur bandat kriminale serbe patën sulmuar lagjen veriore të banuar me shqiptarë, duke i terrorizuar dhe dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, dëshmori Avni Hajredini, pa u hamendur fare vrapoi duke trupuar nëpër Ibrin e akullt për t’i ndihmuar bashkëkombësit e tij. Fatkeqësisht, plumbi i ushtarëve francez të KFOR-it, e ndaloi atë për të ofruar ndihmën aq të nevojshme që shqiptarët e kësaj lagje e kërkonin. Ne jemi krenarë dhe sigurisht se edhe brezat e ardhshëm do të jenë gjithmonë krenar me dëshmorin Avni Hajredini”, tha kryetari Bahtiri ndër të tjera.
Përfaqësuesi i “Lagjes së Boshnjakëve”, Fevzi Beqiri, tha se Avniu vdiq për të mbetur gjithmonë shqiptare kjo pjesë e Mitrovicës. “Fatkeqësisht, familja e Avniu dhe ato të dëshmorëve tjerë të kombit, nuk e kanë përkujdesjen e duhur të shtetit të Kosovës. Madje shqiptarët që jetojnë në lagjen për të cilin vdiq Avniu, pasi i ndau nga komuna legjitime, i ka harruar shteti i Kosovës si dhe drejtuesit e komunës së re të formuar. Familjeve që jetojnë në lagjet veriore, shteti duhet t’ua punësojë nga një anëtarë, në mënyrë që të mbijetojnë dhe të mos detyrohen t’i lëshojnë pronat e tyre”, tha ndër të tjera Beqiri.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri i premtoi djalit të madh ët dëshmorit Avni Haradinaj, se në prill do të filloj punën në fabrikën e kërpudhave në Gushafc. /Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...